Nga Fenerbahce u transferua me shumë bujë tek Real Madridi. Por minutat tash e dy sezoni, fenomeni turk, Arda Guler po i ka të pakta.
Mirëpo sa herë që i vjen mundësia të luaj nga minuta tregon klasin e tij dhe sa vlen si lojtar, shkruan Arbresh.info.
20-vjeçari tri ndeshjet e fundit i ka luajtur nga minuta e parë me Real Madridin dhe në secilën prej tyre ka qenë protagonist.
Ai shënoi golin e fitores ndaj Getafes ku madrilenët triumfuan minimalisht 1-0.
What a goal from Arda Guler
Real Madrid 1:0 Getafe pic.twitter.com/RK5eVtYrzl— kweku_mayne (@thegud_neighbor) April 23, 2025
Si titullar nuk luajti në finalen e Copa del Rey me Barcelonën, por në momentin që u inkuadrua në lojë ai bëri diferencën.
Turku asistoi në atë ndeshje në golin e Tchouamenit si dhe bëri një super sfidë duke krijuar edhe raste tjera për gol.
Ndërkohë sot u rikthye si titullar ndaj Celta Vigos dhe edhe njëherë tregoi se ky vend për të është i merituar.
Ai realizoi një supergol dhe dhuroi një asistim për Mbappen tek goli i tretë i Realit.
ARDAAAA!!!!! WHAT A GOAL!!!!!!!! ?? pic.twitter.com/12minv8Hdo
— Arda Güler HQ (@iHQGuler) May 4, 2025
Këtë sezon ka luajtur gjithsej 1388 minuta dhe ka shënuar katër herë si dhe ka asistuar plot tetë herë.
Sezonin e ardhshëm me largimin e Ancelottit, turku mund të bëhet faktor kyç në lojën e Real Madridit./Arbresh.info
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...