Një incident i rëndë dhe i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i ndaluar ka arritur të ikë nga ambientet e Stacionit Policor.
Rastin e ka konfirmuar për Arbresh.info Policia e Gjakovës, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh sot rreth orës 06:00.
“Rreth orës 06:00 është arrestuar një person i kërkuar me urdhërarrest. Gjatë kohës që ishte nën mbikëqyrjen e policisë, ai ka arritur të arratiset”.
Tutje thuhet se pas arratisjes, policia ka ndërmarrë një operacion të menjëhershëm kërkimi dhe ndjekje intensive.
“I njëjti është arrestuar sërish pas një kohe dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...