Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim shefen e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Anu Melkko, ku është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mundësitë e thellimit të tij në të ardhmen.
Sipas njoftimit nga SHKK, moment kyç i këtij takimi ishte dorëzimi i një donacioni prej 350 testesh për detektimin e substancave narkotike nga EULEX-i, njofton SHKK.
Sipas njoftimit ky donacion do të përdoret për forcimin e kontrolleve të brendshme dhe parandalimin e keqpërdorimeve brenda institucioneve korrektuese të Kosovës.
Dibrani ka falënderuar Melkko dhe misionin e EULEX-it për mbështetje të vazhdueshme, duke theksuar se ky donacion do të kontribuonte në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe profesionalizmit në sistemin korrektues të Kosovës.
Ai gjithashtu informoi për disa nga arritjet e fundit të SHKK-së, përfshirë investimet në trajnime profesionale për stafin, përmirësimin e infrastrukturës dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve.
Në përmbyllje të takimit, të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte konkrete që synojnë forcimin institucional dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe rehabilitues në të gjitha institucionet korrektuese në vend./rtk
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...