Një sulm me dronë i Rusisë në mbrëmjen e së enjtes ka shkaktuar zjarr në disa ndërtesa në qytetin jug-lindor ukrainas të Zaporizhzhia, duke lënë të lënduar 29 persona, përfshirë fëmijë, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov.
Ai ka thënë se forcat ruse kishin kryer të paktën 10 sulme në qytet, duke dëmtuar shtëpi private, dhjetëra ndërtesa të larta banimi, institucione arsimore dhe objekte infrastrukturore, transmeton Reuters.
Tre persona u nxorën nga rrënojat, teksa 12 të tjerë u trajtuan në spital, ka shtuar Fedorov.
Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar 64 prej 150 dronëve të lëshuar nga Rusia brenda natës. 62 dronë nuk e kanë arritur shënjestrën e caktuar, ndërkaq nuk është specifikuar se çfarë ka ndodhur me 24 dronët e tjerë./abcnews.al
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...