Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ka dorëzuar zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Pas dorëzimit të padisë, avokati Ardian Bajraktari tha se vendimi për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike është marrë duke u bazuar në shkelje dhe është diskriminues.
“Ne sapo dorëzuam padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kërkojmë anulimin e vendimit për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me shkelje dhe është i natyrës diskriminuese. Jemi përpjekur të dëshmojmë që vendimi duhet të kthehet në piken zero pasi ka pasoja zingjirore dhe të pariparueshme. Ne sot do ti drejtohemi edhe avokatit të popullit që të involvohet në këtë çështje”, ka deklaruar ai.
Ndërsa Ali Sefaj nga grupi “Asnjë Cent ma shumë” tha se besojnë që gjykata do të vendos konform kërkesave të tyre.
“Gjykata është institucioni ku do ta atakojmë këtë vendim. Ne besojmë që do të vendos konform kërkesave tona”, theksoi ai./rtk
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...