Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, janë sekuestruar pajisje elektronike dhe flamuj me mbishkrime arabe, që sipas autoriteteve, lidhen me organizata terroriste.
Sipas raportit nga Policia e Kosovës, bastisja është kryer me autorizim të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me njësitet relevante.
“Prishtinë / 30.04.2025 – 19:30. Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...