Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, rrëmbim dhe dhunë janë arrestuar në Itali dhe Gjermani dhe më pas janë ekstraduar drejt Shqipërisë.
Në Gjermani u prangos 21-vjeçari Kledjon Berberi i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit, raporton Abcnewsalbania.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 21-vjeçarin për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërsa në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, Danjel Lalaj për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë një person.
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...