ryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk ka përmirësuar kushtet e punëtorëve në sektorin publik e privat. Ai ka thënë se pagat në Kosovë mbesin ndër më të ulëtat në rajon.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëmarrësve.
“Qeveria në largim ka bërë të kundërtën. Sot, paga minimale është një formë asistence, paga mesatare mezi mbulon jetesën, dhe në të dy sektorët; publik e privat, pagat mbesin ndër më të ultat në rajon. Në vend të dialogut me sindikatat, kemi monolog qeveritar, përbuzje dhe arrogancë. Punëmarrësit publikë trajtohen pa dinjitet, ndërsa inflacioni rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarin. Edhe më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë largime nga vendi, dhe gjithnjë e më pak shpresë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ‘kjo është e vërteta e një qeverisje mashtruese’.
“Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, paçit ditë më të mira!”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor