Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe konfiskohet një sasi e lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit, të dyshuarit veprimtarinë e tyre dyshohej se po e zhvillonin në Prishtinë, andaj policia ka bërë kërkesë për aplikim të masave të veçanta të hetimit ndaj të dyshuarve, të cilat masa janë aprovuar nga organet e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Operacioni policor ‘Dritarja’ në kapje të të dyshuarve ka filluar dje
Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), të cilit i janë gjetur 0.44 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë.
Pastaj, hetuesit e DHTN-së, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë kryer kontrolle në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: rreth 56.9 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, para (euro dhe valuta të shteteve të ndryshme) dhe dëshmi tjera që do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore.
Policia ka kryer kontrolle edhe në një shtëpi tjetër, ku janë gjetur edhe 10.8 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore, nëntë fishekë etj.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar, pos të dyshuarit të lartcekur edhe: K.A., (viti i lindjes 200, mashkull kosovar) dhe S.S., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), po ashtu policia ka njohuri edhe për një të dyshuar tjetër që është në arrati.
Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit (K.A. dhe S.S.), me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...