Një incident i dyshimtë ka ndodhur të mërkurën në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Osman Hajdari, është dëmtuar në rrethana ende të paqarta.
Pamjet e siguruara nga Arbresh.info e tregojnë Hajdarin në gjendje të tensionuar në vendin e ngjarjes.
Për shkak të natyrës së dyshimtë të rastit, në vendngjarje ka ndërhyrë njësia anti-bombë e Policisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e incidentit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Arbresh.info se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në një prononcim të shkurtër për media, Dr. Hajdari ka theksuar se “nuk kam asnjë obligim ndaj askujt”, tha ai./Arbresh.info
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...