Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të Ilaz Kodrës në 26-vjetorin e rëniës së tij heroike.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi me disa fotografi në Facebook, ku thotë se Ilaz Kodra ishte ndër të parët që, krah Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së, Ilaz Kodra qëndron në themelet e lirisë sonë dhe shtetit tonë të pavarur”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi./Arbresh.info/
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...
E pamjaftueshme fitorja e Barcelonës, Atletico kalon tutje
PSG fiton edhe në “Anfield”, kalon në gjysmëfinale të Ligës ...
Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrat...