Inter nesër luan ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Para sfidës në konferencë për media ka dal kapiteni i skaudrës zikaltër, Lautaro Martinez, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai është pyetur edhe për fenomenin Lamine Yamal.
Nga gazetarët ai u pyet për një krahasim të mundshëm të yllit të ri spanjoll me bashkëkombësin e Lautaros, Lionel Messin.
“Për mua, nuk ka krahasim me Leon. Për mua, ai është dhe do të mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.
“Nuk do të bëj asnjë krahasim, e vetmja gjë që do të them është se Lamine është një lojtar shumë i fortë. Ai ka fituar shumë për moshën e tij, ka fituar me ekipin kombëtar”.
“Duhet ta respektojmë, është një lojtar i shkëlqyer me një të ardhme të shkëlqyer”, deklaroi Lautaro.
Lamine Yamal këtë sezon ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar 24 asistime në të gjitha garat në 48 ndeshje të luajtura./Arbresh.info
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...
Sot varroset Alush Gashi
Trump: Jemi mes marrëveshjes me Iranin dhe luftës
27 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut