Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas punimeve të Kongresit të EPP-së mori pjesë në darkën e përbashkët të liderëve evropian në mesin e të cilëve të pranishëm ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, Kancelari austriak Christian Stocker; Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis; kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson; kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo si dhe kryetarët e partive tjera anëtare të EPP-së.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se sikurse në adresimet e tij gjatë Kongresit ashtu edhe gjatë darkës, Abdixhiku theksoi rëndësinë e një vizioni të qartë evropian për Kosovën dhe kërkoi njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.
“Ai prezantoi para homologëve të tij arritjet e Kosovës në fushën e reformave demokratike, ekonomike dhe avancimit të të drejtave të njeriut, si dëshmi e përkushtimit të vendit ndaj vlerave evropiane. Gjithashtu, kryetari Abdixhiku ngriti shqetësimet për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në Republikën sovrane të Kosovës. Ai shprehu bindjen e tij se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara dhe do të triumfojë, sikurse ka bërë gjithmonë”, thuhet në komunikatën për media nga LDK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Abdixhiku në Kongresin e EPP-së në Spanjë: Republika e Kosovës po lulëzon, Evropë qëndro me ne
Abdixhiku në Kongresin e EPP-së në Spanjë: Republika e Kosovës po lulëzon, Evropë qëndro me ne
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...