Donald Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të zbutur ndikimin e tarifave për makinat, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët kanë thënë se këto masa do të ulin disa nga detyrimet doganore për pjesët e huaja të përdorura në makinat që prodhohen në SHBA, ndërkohë që importuesit nuk do të detyrohen të paguajnë tarifa të dyfishta, si për makinat ashtu edhe për materialet që përdoren për t’i prodhuar ato.
Administrata ende nuk e ka shpallur zyrtarisht vendimin për zbutjen e tarifave, por zyrtarë të saj kanë konfirmuar një raport të Wall Street Journal, sipas të cilit kompanitë që paguajnë tarifa për makinat nuk do të detyrohen të paguajnë edhe tarifa të tjera, si ato për aluminin dhe çelikun.
Në një konferencë për shtyp, sekretarja për mediat e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha: “Presidenti do ta nënshkruajë urdhrin ekzekutiv për tarifat e makinave më vonë gjatë ditës së sotme, dhe ne do ta publikojmë si gjithmonë.”
Zbutja e ndikimit të tarifave për makinat është përpjekja më e fundit e administratës Trump për të treguar njëfarë fleksibiliteti përballë kritikave, pasi tarifat kanë shkaktuar pasiguri në tregjet financiare.
Trump më herët ka deklaruar se planifikon të vendosë tarifa 25% për pjesët e makinave jo më vonë se data 3 maj./abcnews.al
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë