Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Fier, bashkë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun prezantuan arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, investimet e realizuara në këtë sektor dhe objektivat afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku u shpreh se Shqipëria ka një nëntokë të pasur me shumëllojshmëri mineralesh.
Sipas saj, problemi në këtë sektor është fragmentarizimi i këtij tregu, gjë e cila duhet rishikuar dhe bërë më tërheqës për investitorët e huaj.
“Sektori minerar është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria është një vend me shumëllojshmëri mineralesh. Kromi është ndër kryesorët. Kemi nevojë për investime në këtë sektor dhe përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. Ligji i ri, me të cilin kemi nisur dhe jemi duke punuar, do bëhet në një dialog të hapur, Ligji i ri do të përfshijë stimul i ri në investime, dhe masa për ruajtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke krijuar klimë më të mirë për investitorët. I kemi hedhur hapat e parë. Nëse do kishim sektor të unifikuar me leje të konsiderueshme minerare dhe jo fragmentime, të cilat nuk janë tërheqëse për investitorët shqiptarë, atëherë e gjithë nëntoka shqiptare do të merrte një vlerë të shtuar duke u futur në zinxhirin e ekonomisë tonë.”, tha ajo.
Ajo theksoi se imazhi i vendit tonë në Evropë ka ndryshuar, edhe në sektorin e energjisë dhe tregu ynë shihet si vend i sigurt.
“Shqipëria ka filluar që të këtë një vend të rëndësishme në tryezën energjetike evropiane, duke bërë kështu kalimin e fjalës nga një investitorët te tjera dhe duke e konsideruar tashmë Shqipëri si një vend të sigurt për të investuar”, u shpreh Balluku./abcnews
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit