Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka mohuar raportimet e mediave se Glauk Konjufca do të jetë kandidat për kryeparlamentar.
Bajqinovci ka thënë se “ka diskutime” dhe se “beson” që opozita do të reflektojë për t’ia dhënë edhe votat e nevojshme Albulena Haxhiut.
Këto deklarata ai i bëri pas ndërprerjes së seancës konstituive.
“Besoj që do të reflektojë edhe opozita, brenda një kohe shumë të shkurtë, dhe do ta mandatojmë Albulena Haxhiun.
Besoj që ka diskutime, dhe gjithçka do të merret me kohë, do ta merrrni vesh me kohë, por besoj që opozita do të reflektojë, do ta votojnë edhe 4 vota që ne kemi nevojë”.
Tutje, ai tha se Glauk Konjufca nuk u propozua për këtë pozitë pasi që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re.
“Kemi qenë të kënaqur, por mendoj që gjithçka do të reformohet në aspektin që mund ta kemi pjesë të Qeverisë edhe z.Konjufca, andaj kandidatura na takon neve, dhe kemi propozu znj.Albulena Haxhiu” – tha ai.
Theksojmë se seanca konstituive ka vazhduar sot për herën e tetë. Ndërkohë, është hera e gjashtë që Albulena Haxhiu dështoi t’i marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.
Sot, ajo mori vetëm 54 vota./Arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq