Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin e tij pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Berisha tha se kjo situatë nuk po mbaron, prandaj duhet angazhimi i SHBA-së.
“Po shihet se kjo situatë nuk po mbaron. Po duket se këta liderët tanë janë mësuar vetëm dikush me i kap për krahi me iu thanë me bo kështu. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë. E kemi një propozim si grup parlamentar. Kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të zgjedh një shesh dhe t’ia vendos emrin e presidentit Donald Trump, që të angazhohen dhe të mos na harrojnë. Pasi siç duket ne nuk jemi të zotet të zgjedhim asnjë situatë”, potencoi ai.
Ndryshe, seanca konstituive ka dështuar sërish sot, pasi Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme për këtë pozitë.
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur