Carlo Ancelotti dhe Brazili kanë arritur një marrëveshje në parim që italiani të bëhet trajner i Seleçaos për Kupën e Botës 2026.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja do të hyj në funksion nga muaji qershor dhe jo pas mbarimit të Kupës së Botës për klube, shkruan Arbresh.info.
??? BREAKING: Carlo Ancelotti and Brazil have reached an agreement in principle for the Italian to become Seleçao head coach for the World Cup 2026.
Deal valid from June, NOT after Clubs World Cup.
Real Madrid and Ancelotti would part ways nicely with formal steps needed next. pic.twitter.com/w0KuNqvMEj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 28, 2025
Federata braziliane pret që Carlo Ancelotti të jetë në krye të kombëtares braziliane qysh në javën e parë të qershorit dhe jo më larg.
Një kusht kyç për Brazilin ka qenë që ai të nënshkruaj përpara Kupës së Botës për Klube dhe nuk ishte asnjëherë një opsion për ta pritur deri në korrik.
Carlo Ancelotti është pjesë e Real Madridit nga vitit 2021 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, mirëpo rezultatet e dobëta këtë sezon kanë bërë që ai do t’i thotë lamtumirën klubit përpara se të jetë trajner i lirë.
??? Brazilian Federation expect Carlo Ancelotti to be on the touchline already on the first week of June representing the Seleçao.
It’s always been a key condition for Brazil: sign before the FIFA Club World Cup, not an option to wait until July.
Formal steps to follow now. pic.twitter.com/XTH7wuy4af
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 28, 2025
Kujtojmë se për Ancelottin, Brazili ka qenë i interesuar prej kohësh dhe opsion kryesor për t’i udhëhequr në Kupën e Botës të vitit 2026, ka qenë pikërisht “Don Carlo”./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...