Pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për këtë post, ka komentuar situatën aktuale.
Haxhiu theksoi se që nga 15 prilli Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, fillimisht për shkak të refuzimit të opozitës për të votuar verifikimin e mandateve të deputetëve, dhe tani për shkak të refuzimit të emrit të saj për kryetare.
“Nuk jam shumë optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme, pasi qëndrimet e subjekteve opozitare janë bërë të qarta publikisht. Për bindjen time, mungon vullneti për të konstituar Kuvendin dhe për të kaluar më tej në procedurat për zgjedhjen e Qeverisë”, deklaroi Haxhiu për telegrafin.
Ajo shtoi se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit u takon të gjitha subjekteve politike dhe jo vetëm mazhorancës apo Vetëvendosjes.
Ndërsa për zgjedhjen e Qeverisë, përgjegjësia bie mbi mandatarin dhe partinë fituese.
Haxhiu rikujtoi se Kushtetuta e Kosovës dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i japin të drejtë vetëm partisë fituese të zgjedhjeve që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Sipas saj, opozita po e refuzon jo vetëm kandidaturën e saj, por në disa raste edhe çdo kandidat tjetër të mundshëm.
“Në këtë situatë, LDK-ja ka deklaruar se nuk do ta mbështesë as Albulena Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër, ndërsa dy subjekte tjera kanë kërkesa për emra të tjerë”, përfundoi Haxhiu.
LEXO EDHE:
Nesër tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...