Ka vdekur luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala.
Lajmin e ka dhënë bashkëluftëtari i tij, Fatmir Shurdhaj, në Facebook.
“Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit”, shkroi ndër të tjera Shurdhaj.
Njoftimi i plotë:
Familjar, miq e bashkëluftëtar,
Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër ndërroj jetë Daja e bashkëluftëtari im, Naser Bislim Shala- Ftyra.
Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit.
Naseri si epror i shtabit Brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qendronte me shkoët luftarë nëpër vijat e para të ftontit.
Njihej me nofkën e luftës FTYRA ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në qdo rrethanë luftarake të kohës.
E kam pasur fatin të jemi bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, Fryra qëndronte heroikisht bashk me shokët.
E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyren per atdheun me perkushtim sipas edukimit të Nanës Qamile e Dajes Bislim që na i vranë forcat serbe më 1998.
Valon Prebreza kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Fushë...
Nesër tentativa e 29-të, Abdixhiku bën thirrje për krijimin ...
Nuk ka fitues në kohën e rregullt, shkon në vazhdime finalja...
Barazon Portuglia, realizon Cristiano Ronaldo
Opozita shpall fitore në Kosjeriq të Serbisë, Qeveria nuk de...
Spanja e mbyll me dominim dhe avantazh pjesën e parë ndaj Po...