Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit.
Në njoftim thuhet se të gjithë turistët janë kthyer shëndosh e mirë dhe pa lëndime në Prevallë nga ekipet e ShKShMK-së.
“Operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit, ka përfunduar me sukses. Të gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë. Ndërsa një ekipë tjetër e ShKShMK-së, sapo është nisur në një aksion tjetër në një zonë tjetër të vendit. Për më shumë informata, ju lajmërojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...