Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto.
Me anë të një postimi në X, Osmani tha se me Ruton diskutuan për hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Kenias.
Presidentja theksoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve për t’i afruar më shumë popujt e dy vendeve, duke e çuar përpara partneritetin e ngushtë dhe miqësinë mes dy shteteve.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, shkruan Osmani./Arbresh.info

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit