Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur angazhim të vërtetë dhe se votat po përsëriten.
Sipas saj, “këto 57 vota të famshme të Albin Kurtit” nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një qeveri, dhe kandidatja për kryeparlamentare po përdoret qëllimisht për të bllokuar situatën në Kosovë.
Kadrijaj ka theksuar se nëse LVV do të kishin bërë angazhim të vërtetë për sigurimin e votave, do të kishin mundur të siguronin më shumë mbështetje.
“Rezultati po përsëritet vazhdimisht dhe unë mendoj se ata po e bëjnë këtë qëllimisht me kandidatin e propozuar”, shtoi ajo.
Ajo ka kërkuar ndërhyrjen e presidentes, pasi situata nuk mund të vazhdojë pafundësisht, dhe ka propozuar që presidentja të kërkojë një afat kohor nga Kushtetuesja për të propozuar një kandidat tjetër që mund të marrë votat. Kadrijaj ka shtuar se AAK ka dhënë disa propozime për kandidatë, por “votat janë të njëjta dhe kemi mbetur në këtë pikë.”
Kadrijaj gjithashtu theksoi se “ne nuk kemi obligim të votojmë një kandidat pasi z. Kurti nuk ka konsultuar asnjë lider të partive për këtë çështje”, dhe se “ajo që po e bllokon Kuvendin është LVV, jo partitë tjera”.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...