Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Në mesazhin e tij, kryeministri në detyrë shkruan se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.
“Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me të gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit shpirtëror. Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë një burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne”, shkroi më tej Kurti.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...