Vetëm disa orë pas sulmit brutal Rus mbi kryeqytetin e Ukrainës ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë, në një intervistë për BBC Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitçko deklaroi se Ukrainës mund t’i duhet të heq dorë nga territoret e pushtuara në këmbim të një paqeje të përkohshme. Klitçko I cili u shpreh se diçka e tillë në thelb do të ishte e padrejtë theksoi gjithashtu se kjo do të ishte një zgjidhje e përkohshme.
“Deri më tani nuk kemi një mënyrë për ta zgjidhur këtë luftë, kemi vetëm shumë biseda mbi zgjidhjen e mundshme. Një nga skenarët është që të lëshojmë territor. Nuk është e drejtë, por për një paqe të përkoshme ndoshta do të ishte zgjidhje. Lëshimi i territoreve do të ishte i përkohshëm.”
Vitali Klitçko theksoi përgjatë intervistës së tij se nuk kishte pasur bisedime për dicka të tillë Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky. Kryebashkikaku i Kievit i rrëfeu BBC në mënyrë indirekte përplasjet brenda udhëheqjes Ukrainase duke thënë se ai mendonte se duhet të ishte pjesë e bisedimeve të paqes me fuqitë ndërkombëtare, megjithatë shtoi se Presidenti Zelensky nuk mendonte njësoj
Komentet e Vitali Klitckos vijnë pasi Volodymiz Zelenky është përplasur ashpër me Presidentin Amerikan Donald Trump mbi çështjen e heqjes dorë nga Gadishulli i Krimesë së aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Zelensky ka deklaruar se në sulmin e të enjtes në Kiev ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë janë gjetur mbetje të raketave Balistike nga Koreja e Veriut./ abcnews.al
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve