Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Viti.
Siç njofton policia, është sekuestruar 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.
Në njoftim thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025. Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/




Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...