Për dy vjetët e qeverisjes në krye të Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe, ka folur në “Info Plus” të RTK-së, Izmir Zeqiri, i pari shqiptar që udhëheq me këtë komunë.
Ai tha se fillimi, kur morën detyrat, ishte sfidë e madhe sepse kanë pasur edhe revoltë qytetare, por sipas tij, falë angazhimit gjithëinstitucional, situata sot është e qetë, ndonëse e quajti terren të kontaminuar edhe politikisht edhe për nga siguria.
“Unë e quaj akoma, ne jemi në një terren të kontaminuar edhe politikisht edhe për nga siguria, për shkak të ndërhyrjes së shërbimeve sekrete të Serbisë, sidomos duke manipuluar me qytetarët serbë të Kosovës, duke investuar e me propagandë duke u bërë thirrje që të sabotojnë çdo gjë që është institucion i Republikës së Kosovës. Deri diku është ofruar njëfarë stabiliteti dhe, natyrisht, që ka pjesëtarë të serbëve që janë duke punuar dhe në hapje të konkurseve konkurrojnë dhe ka gatishmëri të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, tha tutje ai.
I pyetur nëse mund të ketë ende zyra paralele që funksionojnë në komunën që ai drejton, Zeqiri tha se nuk e beson një gjë të tillë, pos nëse ndonjë prej tyre mund të funksionojë në ndonjë shtëpi private, për çka tha se pak mund të jetë e mundur.
“Duket se nuk ka më, me përjashtim të operimeve ilegale në ndonjë shtëpi private, edhe pse nuk besoj, sepse kemi disa informacione se disa zyra kontejner i ka ofruar Serbia për shërbime të veta matanë kufirit”, tha ai, derisa tregoi se në institucionet që funksionojnë me ligjet e Republikës së Kosovës sot punojnë edhe shqiptarë edhe serbë.
Ndërkohë, i pyetur për pagesën e energjisë elektrike në atë pjesë, Zeqiri tha se shqiptarët si etni pakicë atje e bëjnë pagesën rregullisht dhe se tash i kanë të vendosura orët digjitale.
“Po flas për etninë shqiptare, i është përgjigjur në masë më të madhe pagesës, meqë në komunitetin shqiptar janë vendosur edhe orët digjitale dhe vijon pagesa në bazë të harxhimeve, sipas matjes së orëve. Akoma po përcillet me vështirësi kjo situatë, për shkak që edhe pala serbe kërkon që t’i ketë matësit, infrastruktura të vendoset para shtëpive dhe unë besoj që edhe kjo, në bazë të informacioneve që kam, dy operatorët kanë në plan të pajisjes me orë dhe infrastrukturë të avancuar”, tha kryetari i Zubin Potokut./rtk
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit