“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

15:38 | 23 Prill 2025
E.K

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit që goditi ditën e sotme (e mërkurë) Turqinë.

Përmes një postimi në InstaStory, bukuroshja ka konfirmuar se është shëndoshë e mirë.

Në momentin që ndodhi tërmeti thotë se ishte në spital së bashku me të atin, derisa më pas e përshkruan gjithë ngjarjen.

Ajo thotë tutje se iu duk sikur në filma duke shpresuar që më të mos ndodhë një gjë e tillë.

Më poshtë reagimi i plotë i Morenës:

“Isha me babanë në spital pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë.

Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që nëse ballafaqohem me vdekjen do të shkoja pa të.

Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme