Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues mes shumë emocioneve dhe përballjeve, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Pas javësh të tëra në qendër të vëmendjes dhe një përvoje që e ka kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, ai po përgatitet për një tjetër paraqitje televizive — këtë herë në një format krejt ndryshe.
Është bërë e ditur se Gjesti do të jetë i ftuari special në episodin e radhës të spektaklit të njohur humoristik Portokalli.
Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i emisionit përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, ku ndanë me ndjekësit detajet e këtij episodi të shumëpritur.
“Gjesti do të jetë i ftuar në shfaqjen e radhës, të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel, në Kashar”, thuhet në postimin zyrtar të Portokalli-s.
Pjesëmarrja e tij në këtë format pritet me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët janë kureshtarë të shohin anën komike dhe spontane të fituesit të BBVA-së. /Telegrafi/
Mediat serbe: Futbollistët e Serbisë mezi shpëtuan gjallë në...
Ngjarje e rëndë në Gjermani, një grua sulmon me thikë kalimt...
Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë nda...
Disa persona në Malet e Sharrit i ikin policisë, kishin një ...
Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola...
“Kapni momentin”, eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndr...