Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i nisur sot në orën 15:00, është duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Arbresh.info se në Fushë Kosovë janë kapur 2kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.
Gjatë ditës, në Veternik të Prishtinës poashtu u kapën 2kg drogë.
“Edhe ne Fushe Kosovë në kuader të vazhdimit të këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kg substance e dyshuar narkotike dhe një armë”, ka deklaruar Hoxha.
Prokuroria Themelore e Prishtinës deklaroi se është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...