Me rastin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, ka dërguar një letër ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen dhe mirënjohjen për jetën dhe shërbimin e Papës.
“Largimi i tij ka prekur zemrat tona – një bari i përvuajtur dhe i guximshëm që udhëhoqi Kishën jo nga fron i lartë i Pontifikatit, por nga thellësia e zemrës së përulur njerëzore,” shkruan Ipeshkvi Gjergji, duke theksuar se Papa Françesku nuk mbajti skeptrin e pushtetit, por shkopin e barinjve të mirë, dhe gjuha e tij “nuk ishte shpatë që ndante, por pupël që ngushëllonte dhe shëronte plagët e një bote të lënduar”.
Ipeshkvi falënderon Hyjin për dhuratën e një Papë të jashtëzakonshëm dhe i fton besimtarët të kujtojnë lutjet dhe dashurinë e tij të përulur për njerëzimin, duke ndjekur shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Jezus Krishtit.
Në letër njoftohet gjithashtu se:
Nga 24 deri më 26 prill, do të jetë i hapur Libri i Ngushëllimeve në zyrat e Dioqezës (pranë Kon-katedrales Shën Nënë Tereza).
Më 27 prill do të mbahet E kremtja e Jetës Hyjnore në të gjitha kishat famullitare.
Më 28 prill, ora 11:00, do të kremtohet Meshë për shpirtin e Papës Françesku në Kon-katedralen në Prishtinë, me praninë e autoriteteve dhe përfaqësuesve diplomatikë.
Në fund, Ipeshkvi e përmbyll letrën me lutjen: “Epja, o Zot, pushimin e pasosun. E shndritë drita e pamarueme! Pushofsh në paqe! Amen.”
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...