Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vizitën e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka pasur atëherë kur ka pasur punë të shkojë.
Në një komunikim të drejtpërdrejt në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili e pyet nëse e kalon dot oqeanin.
“Vizitën e fundit në SHBA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj në SHBA. Ty të kanë thënë se nuk shkoj dot unë në SHBA? Kush ta ka thënë, non grata ta ka thënë?”, iu përgjigj Rama komentuesit.
I pyetur nga një tjetër komentues se përse në deklaratat e fundit nuk e cilëson me Sali Berishën non grata, Rama sqaroi se nuk ka pasur arsye dhe nuk është duke e bërë këtë sot me këtë komunikim në këtë kohë dhe rrugë drejt finishit ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata.
“Non grata u hoq ajo, se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? Si keni fytyrë se mbasi i thatë shqiptarëve se do hiqet non grata, tani keni fytyrë të thoni a shkoj dot unë matanë oqeanit”, tha Rama, ndërsa e cilësoi gjithçka që thuhet si muhabete “lagjesh”.
Rama iu përgjigj edhe një tjetër komentuesi sipas së cilit non grata është hequr nga DASH. “Kur do të besojë njeriu budallallëkun e beson ndaj dhe të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sy e nuk duan të shikojnë. Kur nuk do të shohë e të dëgjojë njeriu është komplet e kotë”, tha Rama./ATSH.AL
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...