Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim, për javën e 30-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Elvir Gashijani, përcjell Arbresh.info.
Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Muhamet Sylejmanit, Agim Maliqit dhe Fisnik Ademit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjetë t’i takojë Elvir Gashijanit, i cili shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër, duke qenë lojtari më i dobishëm i skuadrës së tij në fitoren e rëndësishme në udhëtim kundër Malishevës, e cila përfundoi me rezultat 1:3.
Pasi mori këtë çmim, Gashijani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur shumë mirë. Forma e lojtarëve ishte maksimale. Grupi dhe atmosfera në ekip janë shumë të mira dhe besoj se do të triumfojmë edhe në ndeshjen e Kupës së Kosovës”.
“Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i javës dhe dua të falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen, familjen, klubin dhe dy njerëzit që janë gjithmonë afër meje – Afrim Ajetin dhe Adil Vokrrin,” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...