Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin në Gjilan i cili si pasojë e ngarkesës së pa sigurte në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve.
Siç njofton policia, atij i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë dhe ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore, ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej treqind (300) euro ndaj kundërvajtësit i cili me datën 18.04.2025 si pasojë e ngarkesës së pa sigurte në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve”, thuhet në njoftimin për media nga policia./Arbresh.info/

Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...