Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit.
Në njoftim përmenden zhvillimet në seancën e sotme.
“Kryesuesi Dehari njoftoi se pas këtij propozimi seanca për sot ndërpritet, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e saj të mërkurën, më 23 prill, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.
Glauk Konjufca, në emër të LVV-së si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk propozoi sot emrin për kryetarin e ri të legjislativit, duke pasur parasysh qëndrimin kundër të opozitës.
Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e mjaftueshme në dy tentime për zgjedhjen e kreut të ri të legjislativit. Opozita ka këmbëngulur se do ta votojnë kundër, ndërsa AAK-ja ka propozuar si emra të mundshëm për këtë post Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimin, që të dyja këto pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...