Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është deklaruar pas shtyrjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.
Limaj tha se nga sot duhet me dhënë shansin e krijimit të Institucioneve, shrkuan Arbresh.info.
“Besoj që ishte një qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Kjo është mënyra e bashkëpunimit. Besoj që nga sot do të bëhen përpjekje për të dhënë shanse me u afru”, tha Limaj shkurt.
Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të arsyeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit.
Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës