Real Madridi arriti të shënoj fitore në minutat e fundit të takimit ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga.
Los Blancos triumfuan minimalisht 1-0 të shënuar në çastet e fundit të ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
“Heroi” i Real Madridit për këtë takim ishte Fede Valverde i cili realizoi një super gol për t’i dhënë fitoren madrilenëve.
??? GOAL | Real Madrid 1-0 Athletic Club | Valverde
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM VALVERDE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/ZbAoLm0EDx
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 20, 2025
Reali pati nën kontroll ndeshjen nga fillimi deri në fund por fati i mungoi.
Madje njëherë edhe shënoi me anë të Vinicius Juniorit por goli u anulua pasi më parë në pozitë jashtë loje kishte qenë bashkëkombasi i tij Endrick.
Me këtë fitore Reali mban gjallë shpresat për ta fituar titullin në La Liga, ku tashmë grumbullon 69 pikë, katër më pak se Barcelona.
Kurse Bilbao mbetet e katërta me 57 pikë. Takimin e radhës madrilenët e luajnë më udhëtim tek Getafe kurse baskët përballen me Las Palmas në shtëpi./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...