Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, është gjobitur me 25.000 euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, pas ankesave të paraqitura për dërgimin e faturave të energjisë pa zarfa.
Lajmin e ka bërë të ditur Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se kishte paraqitur një ankesë në muajin mars, bashkë me qytetarë të tjerë, duke denoncuar shkeljen e privatësisë nga KESCO.
Postimi i plotë:
25.000 euro gjobë për KESCO
Ditë e mirë me ju tregu qe ankesa jonë ka pasë efekt. Në muaji mars bashkë me shumë nga ju që më keni dërgu fotografi kam bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe na sillte faturat pa zarfa.
Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjensia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCOn me 25.000€ gjobë.
Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen.
Ta shohim a po e përsërisin./Arbresh.info/
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit