Ekonomia shqiptare po jep sinjale pozitive përmes rritjes së eksporteve, të cilat në muajin mars arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 4,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e eksporteve drejt Kosovës (+83,1%) dhe Greqisë (+13,2%) tregon për forcimin e lidhjeve tregtare rajonale dhe konkurrueshmërinë në rritje të produkteve shqiptare.
Trend pozitiv pasqyron rimëkëmbjen e disa sektorëve kyç të prodhimit vendas, veçanërisht atë të mineraleve, energjisë dhe tekstileve.
Treguesit për tremujorin e parë janë gjithashtu inkurajues: eksportet janë rritur me 4,7%, ndërkohë që importet kanë shënuar një rënie prej 3,5%.
Megjithatë sfidat mbeten të pranishme.
Deficiti tregtar për marsin është ende i lartë, me 39 miliardë lekë, dhe ndonëse është ulur me 6,5% në krahasim me vitin e kaluar, ai është rritur ndjeshëm krahasuar me muajin shkurt.
Rënia e eksporteve drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut tregon nevojën për zgjerimin dhe diversifikimin e tregjeve të jashtme.
Ekspertët sugjerojnë që për të përfituar plotësisht nga momenti pozitiv në eksport, Shqipëria duhet të investojë më shumë në kapacitetet prodhuese dhe në mbështetjen e sektorëve me potencial të lartë eksportues, duke synuar uljen graduale të varësisë nga importet./rtk
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...