Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka vdekur Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, komuna shpreh ngushëllime kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Arbresh.info.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Shpend Bislim Musliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”.
“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Humbja e tij është një humbje jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë komunitetin tonë, i cili e njohu dhe e çmoi kontributin e tij të çmuar në mbrojtjen e lirisë”, ka thënë Lladrovci./Arbresh.info/
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE