Një surprizë e madhe priti Eglin në finalen e Big Brother, ku u përball me motrën e saj, Ejonën.
Ejona i tregoi se ishte aty për një arsye. Ajo i kujtoi Eglit se kur kishte dalë njëherë më parë, kishte qenë në një gjendje shumë të keqe, dhe ajo i kishte thënë të mos rikthehej më.
Por tani që Egli ka arritur deri në finale, Ejona pranoi se ka qenë e gabuar që nuk ka dashur rikthimin e saj.

Pas këtij momenti të ndjerë, Ejona e mori Eglin dhe e çoi në studion e Big Brother, ku e priste një surprizë shumë e bukur, ku vajza të njohura dolën njëra pas tjetrës për të folur për Eglin.
E para që u shfaq ishte Dea Mishel. Ajo tha: “Nëse i nënshtrohesh dashurisë nuk është dobësi. Dëshiroj që këtë dashuri pa kushte t’ia falësh vetes tënde sepse je një yll.”

E dyta ishte Argjira Spanca. Ajo tha: “Sot na tregove mësimin më të madh që mund ta mësosh – si ta duash veten.”
Më pas ishte Agnesa Vuthaj. Ajo tha: “Egli kishte një forcë të rrallë, kishte guximin të ishte e vërtetë edhe kur ishte e lënduar. Ji vetvetja, guxo, jeto, dashuro sepse lojën e jetën në fund e fiton ajo që guxon, si ti Egli.”

Tutje erdhi Sara Gjordeni. Ajo tha: “E ke merituar finalen plotësisht. Je një grua që kalove një det të madh trazirash. Unë do të të jap një këshillë – kur të dalësh nga këtu mos lexo asnjë mesazh negativ. Merre kohën të pish kafen e mëngjesin, të rrish me njerëzit që të duan. Jeta do të të japë shumë gjëra të bukura kur të dalësh nga këtu.”

Më pas erdhi nëna e saj, e cila tha: “Unë dhe Babi jemi krenarë për vajzën me shpirtin e madh, tepër shumë të ndjeshme. Jemi shumë krenarë me ty, zemra ime.”
Një natë e mbushur me emocione të forta dhe dashuri, që Egli do ta mbajë mend përgjithmonë./Telegrafi/

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...