Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci tha LVV-ja do t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, Peci theksoi se VV do të vendos nëse do të vazhdojnë me këtë kandidat për kryeparlamentar apo do të ndryshojnë.
“Vetëvendosje vendos nëse vazhdon sërish me Albulena Haxhiun apo jo. Është çështje e struktures së Vetëvendosjes se kënd e propozojnë për kryetare të Kuvendit”, tha Peci;
“Nuk pranojmë imponime nga jashtë”, tha ai, pak pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ata do të votonin pro Saranda Bogujevcit dhe Shqipe Selimit për postin e kryeparlamentares.
Peci gjithashtu shtoi se nuk ka pasur dorëheqje të reja dhe se ai do të vazhdojë ta kryejë detyrën e ministrit të Bujqësisë deri të formohet një qeveri e re.
Kujtojmë se pro zgjedhjes së Haxhiut për kryekuvendare kanë votuar 57 deputetë, kundër 20 dhe tri abstenime nga Nisma.
Deputetët e LDK-së votuan kundër, ndërsa ata të PDK’së AAK-së nuk morën pjesë në votim. /Arbresh.info
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...