Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga deputetët votimin e raportit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.
Hulumtuesit Melos Kolshi, në një konferencë për medie ka theksuar se të gjitha partitë politike duhet të tejkalojnë dallimet dhe interpretimet juridike dhe të miratojnë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve.
“Në këtë situatë, deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të reflektojnë mbi rëndësinë e votimit të raportit të Komisionit dhe domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë ai.
Sipas Kolshit, paralizimi i Kuvendit nuk mund të jetë alternativë.
Kurse, sipas hulumtuesit Naim Jakaj, në momentin që një person e jep betimin si deputet, ai nuk mund të mbajë më funksionin e anëtarit të Qeverisë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një qeveri të rregullt apo në detyrë.
Jakaj thekson se dorëheqja nga pozitat qeveritare duhet të ndodhë në momentin e dhënies së betimit si deputetë ose menjëherë pas tij, dhe këto dorëheqje të dorëzohen pranë Kryesuesit të seancës konstituive dhe administratës së Kuvendit.
Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka prezantuar edhe një shkresë të dorëheqjes e cila, sipas tyre, mund të përdoret për t’u realizuar dorëheqja e Kryeministrit dhe ministrave dhe për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Sipas hulumtuesit Astrit Kolaj, kjo shkresë do ta lehtësojë procesin drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për ta lehtësuar procesin drejt konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, IKD ka përgatitur një shkresë model të dorëheqjes, që plotëson kriteret e nevojshme të dorëheqjes e cila kërkohet për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit”, tha Kolaj në fund të kësaj konference./rtk
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit