Në mëngjesin e së premtes, Egli ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zgjuar Gjestin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo u afrua me butësi pranë tij dhe e përkëdheli me një masazh, duke e shoqëruar gjithçka edhe me disa puthje të ëmbla, në një moment që për publikun ishte mjaft emocional dhe i dashur.
Dyshja, të cilët kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, kanë kaluar një rrugëtim të ngarkuar emocionalisht, me shumë zënka, keqkuptime dhe afrime të ngrohta.
Megjithatë, pavarësisht ulje-ngritjeve, ata duket se po e shijojnë në maksimum javën e fundit të qëndrimit.
Kjo fundjavë shënon edhe finalen e madhe të këtij edicioni, e cila do të mbahet të shtunën, ku Gjesti, Egli, Laerti dhe Rozana janë katër finalistët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në këto ditë të fundit, lidhjet dhe emocionet janë më të forta se kurrë, dhe momentet si ky mes Eglit dhe Gjestit po e bëjnë rrugëtimin e tyre edhe më të paharrueshëm. /Telegrafi/
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...