Lionel Messi ka folur për largimin e tij nga Paris Saint-Germain dhe ka zbuluar se donte të kthehej te Barcelona, por lëvizja nuk u realizua.
Ylli argjentinas ishte i gatshëm të kthehej në Camp Nou pas dy viteve të kaluara te PSG, por rikthimi i tij ishte i pamundur.
Është vet sulmuesi i Interi Miamit, i cili ka zbuluar idenë e tij për t’u rikthyer, por e cila nuk arriti të materializohej dhe ai vendosi për një vend tjetër.
“Kisha synimin të kthehesha në Barcelonë dhe të isha në gjendje të kthehesha në një vend që gjithmonë doja të isha, por nuk ishte e mundur përsëri”, ka thënë fillimisht Messi në një intervistë për Simplemente Futbol.
“Pas kësaj, (vendosja për një klub të ri) u bë një vendim familjar. Fakti që fituam Kupën e Botës gjithashtu pati një ndikim të madh”.
“E kisha të qartë se nuk doja të isha në një ekip tjetër në Evropë, nuk doja të shkoja në asnjë prej tyre”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...