Pekini ka mohuar se i ka dhënë armë vdekjeprurëse ndonjërës palë në luftën në Ukrainë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se ka “informacione” se Kina po e furnizon me armë Rusinë.
“Pala kineze asnjëherë nuk ka ofruar armë vdekjeprurëse për ndonjërën palë në konflikt dhe në mënyrë të rreptë kontrollon mjetet me përdorim të dyfishtë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian më 18 prill.
Zelensky nuk dha detaje për akuzat e tij ndaj Kinës, por vetëm tha se Kievi është “i gatshëm” që të bisedojë në detaje për këto pretendime.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Kievi e di se të paktën 155 shtetas kinezë janë dislokuar për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe pretendoi se ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë kinezë në rajonin lindor të Donjeckut.
Kina i mohon pretendimet e Zelenskyt se shtetas kinezë luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë
Pekini tha të premten se “qëndrimi ynë ndaj çështjes së Ukrainës është konsistent dhe i qartë”.
“Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje për ndaljen e armiqësive dhe për bisedime të paqes”, tha Lin.
Kina e ka paraqitur veten si një palë neutrale lidhur me luftën trevjeçare në Ukrainë, pavarësisht kritikave të qeverive perëndimore se lidhjet e saj të ngushta me Rusinë i kanë dhënë Moskës ndihmë të rëndësishme ekonomike dhe diplomatike./rel
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...