Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare lidhur me masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Ai theksoi se diskutimet për këtë çështje janë ende në zhvillim brenda Këshillit të BE-së.
Ai shtoi se vendimi përfundimtar për heqjen e masave i takon të 27 vendeve anëtare të BE-së, pasi kërkohet konsensus i plotë.
“Kam frikë se nuk mund t’i jap një përgjigje përfundimtare kësaj pyetjeje. Siç e dini, ish-Përfaqësuesi i Lartë i rekomandoi Këshillit në qershor 2024 heqjen e masave. Më pas, në dhjetor 2024, Këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin deklaroi se BE-ja gradualisht do t’i heqë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë dhe vendimi nëse masat do të hiqen përfundimisht i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, pasi një vendim i tillë kërkon konsensus”, tha ai për Kosovo Online.
Ndërkohë, Orav tha se Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur përkushtimin që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë