Pas dy seanca të dështuara konstituimi, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të shtunën (19 prill) nga ora 12:00.
Seanca e së shtunës është vazhdim i seancave të ndërprera të martën dhe sot (e enjte).
Kujtojmë se seanca e sotme u ndërpre pasi partitë që në mandatin e kaluar legjislativ ishin në opozitë, nuk pranuan të marrin pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga kryesuesi Dehari.
Kërkesë e tyre ishte respektimi i rendit të ditës së paracaktuar për seancën e sotme, që ishte paraparë të vihej në votim Raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve./Arbresh.info
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...