Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica- Xhelili ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo në Facebook, ka ndarë skenarin që duhet të lexohej sot nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, shkruan Arbresh.info
“Me udhëzime/skenar për bllokim, kryesuesi i VV ftoi partitë politike kinse në konsultë, vetëm që t’a kamuflonte sabotimin e mëpastajmë dhe mbyllte seancën, JASHTË skenarit zyrtar. Këta kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë sabotuesit e bllokuesit real të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari tha se seanca shtyhet për 19 prill, ditën e shtunë në orën 12:00.
“Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin, fatkeqsisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari./Arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...