Ministrja në dorëheqje e Punëve të Jshtme, Donika Gërvalla deklaroi se nëse opozita nuk bllokon konstituimin, do të vazhdojnë me procedura.
E pyetur nga gazetarët nëse kanë ndonjë marrëveshje me subjektet politike ajo tha se kjo gjë do të shihet sot.
“Mbetet të shihet sot, gjithçka varet nga vullneti i opozitës. Presidentja ju ka treguar se seanca konstituive nuk bëhet për të bllokuar, por në sensin e zhbllokimit. Jemi të siguruar që po vazhdohet seanca”, tha Gërvalla.
Seanca konstituive pritet të fillojë nga ora 12:00 ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët./Arbresh.info/
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut